Roma nuk ndryshon marsh në kampionat, duke marrë fitoren e 3-të radhazi. Një triumf i pastër 1-4 ndaj Monzës, në Brianteo (Monza). Pas disa pasimesh të bukura nga brenda zonës, e majta e Pellegrinit gjeti të papërgatitur portierin vendas, Di Gregorio. Brenda pjesës së parë, Lukaku realizoi të dytin për skuadrën e De Rossit, duke futur kështu praktikisht në kasafortë 3 pikët.
Në pjesën e dytë pati spektakël argjentinas, pasi Dybala dhe Paredes vendosën me “shpatulla pas muri” kundërshtarin. Asgjë për të thënë për Monzën në këtë takim, përveç një goli të nderit nga Carboni, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt. Roma e vendit të pestë ka 47 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Fiorentinës në Firenze. Monza e mesit të tabelës do të përballet me Genoan.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co