Bota

Video/ SHBA, balena përplaset mbi varkë dhe hedh në ajër peshkatarët

video shba balena perplaset mbi varke dhe hedh ne ajer peshkataret
video shba balena perplaset mbi varke dhe hedh ne ajer peshkataret

Momente tmerri kanë përjetuar dy peshkatarë në New Hampshire të SHBA-ve, kur kanë parë një balenë të përplaset me varkën ku ato ndodheshin .

Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën dhe duke i hedhur në ajër dy burrat.

Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë pa u lënduar.

Sipas ekspertëve, ngjarja ka ndodhur për shkak të kohës së keqe pasi balena ka qenë duke ngrënë kur ka dalë nga uji.

Siç shpjegojnë ata, balenat dalin në sipërfaqen e ujit me gojën hapur për të kapur peshqit përpara dhe e mbyllin ose pak para se të dalin nga uji ose menjëherë më pas.

“Anija që shohim thjesht ndodhi të ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar,” shpjeguan ekspertët për New York Post.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts