Një grup punëtorësh ndërtimi nga Shqipëria janë përplasur fizikisht me një tjetër grup me origjinë nga Rumania, teksa ishin duke punuar për ndërtimin e stadiumit të ri të ekipit të Barcelonës në Spanjë, Camp Nou.
Raportohet se në përleshje janë përfshirë mbi 20 punëtorë, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me mjetet rrethuese, duke rezultuar në plagosjen e 6 prej tyre.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e stadiumit shfaqen punëtorët teksa godasin dhunshëm njëri-tjetrin në një prej skelave të ndërtimit, ndërsa më pas përleshja kalon në pjesën e poshtme të kantierit.
Pas sherrit të dhunshëm mësohet se të gjithë puëntorët, të cilët ishin kontraktuar nga një kompani rumune janë pushuar nga puna.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co