VIDEO/ “Shi” golash në ndeshjen e “çmendur”, Villareal hedh në “tapet” Barcelonën

video shi golash ne ndeshjen e cmendur villareal hedh ne tapet barcelonen

Gola, spektakël dhe emocione, por në fund fiton Villareali. Sukses spektakolar i “nëndetses” ndaj Barcelonës me shifrat 3-5, në një sfidë që nuk këshillohet për tifozët që kanë probleme me zemrën.

Mysafirët realizuan në minutën e 22-të me Morenon, por u anulua për shkak të një faulli. Sulmuesi spanjoll “tundi rrjetën” sërish në të 41-tën, këtë herë në mënyrë të rregullt.

Ekipi i Marcelinos “tronditi” vendasit në të 54-tën, Akhomach dyfishoi llogaritë. Katalanasit nuk u demoralizuan dhe ia dolën të përmbysin llogaritë. Gundogan dhe Pedri, brenda pak minutash dërguan shifrat në 2-2. Një autogol i pafat i Baillyt në të 70-tën “elektrizoi” stadiumin Estadi Olímpic Lluís Companys.

Guedes nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, goli në minutën e 84-të i dha një shtysë të madhe Villarealit për 3 pikët, të cilat u siguruan nga Alexander Sorloth në të 99-tën’. Të shokuar, djemtë e Xavit pësuan një tjetër nga Morales. Barcelona renditet në vendin e 3-të me 44 pikë, Villareal e vendit të 14-të me 23 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co