![VIDEO/ Shkëlqen Bernardo Silva, Manchester City në gjysmëfinale të FA CUP, kalon pengesën e Newcastle 2 video shkelqen bernardo silva manchester city ne gjysmefinale te fa cup kalon pengesen e newcastle](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/video-shkelqen-bernardo-silva-manchester-city-ne-gjysmefinale-te-fa-cup-kalon-pengesen-e-newcastle.jpg)
Manchester City është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA Cup. Të besuarit e Pep Guardiolës mundën 2-0 Newcastle, në ndeshjen e mbajtur në Etihad Stadium (Manchester). Dopieta e Bernardo Silvas në pjesën e parë thjeshtoi në maksimum objektivin e “Qytetarëve”, të cilët pa shumë sforco, menaxhuan si duhet rezultatin në pjesën e dytë.
City synon që t’i shkojë deri në fund rrugëtimit të Kupës, ndërsa vëmendja më e madhe është edhe nga kampionati dhe Champions, teksa Haaland me shokë do tentojnë suksesin e trefishtë. Nesër janë në program dy takime për FA Cup, Chelsea sfidon Leicester, spikat supersfida United-Liverpool. Gjatë ditës së sotme, Coventry mundi Wolves.
[embedded content]
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co