Shumë pak orë na ndajnë nga nisja e Europianit, turne i cili do të mbajë mbërthyer për 1 muaj tifozët në stadiume dhe para ekranit.
Të gjithë futbolldashësit po presin me padurim këtë ngjarje madhore për të shijuar emocione të mëdha dhe futboll të bukur.
Një nga tifozet më të zjarrta e cila shkëlqeu në Botërorin e Katarit duket se është gati të mbajë ndezur edhe Europianin që do të zhvillohet në Gjermani. E kush tjetër mund të ishte përveç të bukurës, Ivana Knoll.
Modelja ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa mban veshur një fanellë të Kroacisë dhe çorapet së bashku me mini portën janë me ngjyrat e flamurit kroat. Ajo shfaqet më në formë se kurrë së bashku me një top në dorë teksa shkruan: Le të shkojmë!
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co