VIDEO/ Shpërthen karburanti, 4 të vdekur në kryeqytetin e Çeçenisë

video shperthen karburanti 4 te vdekur ne kryeqytetin e cecenise
video shperthen karburanti 4 te vdekur ne kryeqytetin e cecenise

Një zjarr i rënë në një pikë karburanti në Çeçeni në Rusi, ka vrarë katër persona. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë, kanë thënë autoritetet.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe imazhet e shpërthimet, që duken vërtetë të llahtashme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Grozny.

Ministria e Emergjencave të Rusisë ka lajmëruar se nga shpërthimi katër persona kanë ndërruar jetë. Po ashtu, në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë zjarri është shuar.

Shpërthimi me flakët në ajër ka tronditur edhe banorët përreth, ndërsa raportohet se karburanti është shkatërruar thuajse i tëri. Muajin e kaluar, një shpërthim në një karburant në rajonin fqinj të Dagestanit la 13 persona të vdekur. Edhe më 2023, në Dagestan një tjetër shpërthim shkaktoi vdekjen e 35 personave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →