Bota Sport

VIDEO/ Shqipëria e pafat, një gol në minutën e fundit sjell humbjen në startin e EURO 2024 të minifutbollit. Shënojnë Hysenbelliu dhe Grori

video shqiperia e pafat nje gol ne minuten e fundit sjell humbjen ne startin e euro 2024 te minifutbollit shenojne hysenbelliu dhe grori

































Shqipëria e ka nisur me një humbje të pafat pjesëmarrjen e saj në Europianin e Minifutbollit që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës. Shqipëria është mundur sot pikërisht nga ekipi organizator, Bosnjë Hercegovina, në sfidën e vendosur nga një gol i pësuar vetëm në minutën e fundit.  

bandicam-2024-06-01-20-00-41-047

Vendasit e nisën sfidën në sulm duke kërkuar e gjetur shpejt golin me Ibriçiç, por Hasanbelliu vendosi shumë shpejt barazinë në shifra me gjuajtjen e tij të fortë.

 Më pas, një aksion spektakolar në të djathtën dhe një gjuajtje po aq spektakolare me thembër e Grorit i dha avantazhin Shqipërisë në këtë ndeshje, duke shtuar shpresat për një rezultat pozitiv.

Megjithatë, vendasit gjetën barazimin sapo nisi pjesa e dytë dhe kërkuan me ngulm fitoren, të ndalur nga Hasanaj dhe traversa në dy raste. Megjithatë në fund, ishte Dediç i cili me një gjuajtje të fortë mposhti portierin shqiptar, duke i dhënë fitoren 3-2 ekipit të tij në ekstremin e sfidës.

BOSNJË HERCEGOVINË-SHQIPËRI 3-2

5’ Ibriçiç, 28′ A. Dediç, 50′ S. Dediç / 7′ Hysenbelliu, 19′ Grori

NGJARJET KRYESORE

50’+1’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Bosnjë Hercegovinës.

50’ S. Dediç befason Hasanajn me një gjuajtje të fortë, vendasit përsëri në avantazh. (VIDEO)

47’ Hasanaj ndal dy gjuajtje radhazi të Salçin.

45’ I zakonshmi Ibrivciç rrezikon me një gjuajtje të fortë, topi devijohet jashtë

45’ Murati rifiton topin në mesfushë, por ndalet me faull nga Ibriçiç i cili ndëshkohet me të verdhë.

42’ Hasanaj shfaqet edhe një herë vendimtar duke ndalur gjuajtjen e Murga nga distanca, për të devijuar sferën në këndore.

41’ Edhe Begricc tenton nga e majta, topi shkon jashtë portës.

40’ Murga është i pari që ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Matës.

38’ Staniç gjuan në qendër, Hasanaj bllokon topin.

37’ Një gabim i prapavijës kuqezi krijon rast për vendasit, ku një gjuajtje e fortë ndalet në traversën e portës së Hasanajt.

35’ Boshnjakët vazhdojnë gjuajtjet nga distanca, Dediç është ai i cili provon edhe një herë të gjejë rrjetën, pa sukses.

33’ Një top diagonal arrin te Murga në zonë por për fat ai nuk ia del të devijojë para Hasanajt.

28’ Ibriçiç gjuan nga jashtë zonës, Hasanaj devijon duke çuar topin në traversë dhe më pas jashtë.

28’ A. Dediç driblon mirë në zonë dhe pastaj me një diagonale mposht Hasanajn duke barazuar shifrat. (VIDEO)

26’ Rifillon takimi.

25’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Shqipërisë.

22’ Staniç gjen rrugën e rrjetës me një devijim para portës, por ai anulohet për faull të boshnjakëve. (VIDEO)

19’ GOOOL SHQIPËRIA! Aksion i bukur në të djathtën, Grori merr topin në zonë dhe me finte mposht portierin Nurkoviç. (VIDEO)

17’ Ibriçiç lëshon një predhë nga distanca, Hasanaj devijon në mënyrë të shkëlqyer. (VIDEO)

14’ Urta gjuan nga distanca, topi kalon mbi traversën e portës kuqezi.

13’ Murati mundohet të gjejë Gjokën në sulm, por ai nuk ia del të kontrollojë sferën para portës.

12’ Dy goditje radhazi drejt portës shqiptare, me Hasanajn i cili devijon të parën dhe e dyta shkon jashtë katërkëndorit.

8’ Ibriçiç është përsëri i rrezikshëm me një gjuajtje të fortë, Hasanaj pret në pozicion.

7’ GOOOL SHQIPËRIA! Hysenbelliu gjen rrjetën me një gjuajtje me të majtën, duke barazuar rezultatin. (VIDEO)

5’ Ibriçiç arrin të gjejë hapësirë në hyrje të zonës dhe shënon në protën e kuqezinjve. (VIDEO)

2’ Hysenbelliu provon të gjuajë drejt portës nga distanca, sfera devijohet nga mbrojtësit.

1’ Nis dueli i parë i Europianit.

bandicam-2024-06-01-19-59-49-922 bandicam-2024-06-01-20-00-15-748

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts