Kristian Shpendi ka tundur sërish rrjetën në Itali. Kësaj here e bëri pikërisht përballë Elhan Kastratit, portier i Kombëtares shqiptare, me ndeshjen që Çezena po fiton 2-0 kundër Çitadelës.
Ky ishte dhe goli i tetë në Seria B për Shpendin në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar kryeson aktualisht renditjen e golashënuesve në kampionat. Shpendi gjeti dhe golin e dytë personal gjatë sfidës, por që u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë që kujtojmë se Silvinjo nuk e ka ftuar për ndeshjet e nëntorit, që Shqipëria do të luajë kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Goli i Kristian Shpendit: (VIDEO)
Goli i dytë që u anulua për pozicion jashtë loje: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL