Egnatia pësoi disfatë 1-0 ndaj Borac Banja Luka, ndeshja e parë e turit të parë të Champions League. Në Gradski stadion Banja Luka (Banja Luka), tensioni ishte i pranishëm që nga fillimi i ndeshjes, deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit polak, Stefanski.
Gjatë sfidës, u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, ndërsa s’munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Futbollistët e Egnatias protestuan duke kërkuar ndërprerjen e takimit, çka bëri që delegati i UEFA-s të zbresë në fushë për të sqaruar gjithçka.
Gjithsesi, ndeshja filloi përsëri, pas disa minutash. Egnatia-Borac Banja Luka, “beteja” e kthimit, luhet pas disa ditësh.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co