Një 20-vjeçar në Korçë është dënuar me një gjobë të majme si edhe me heqjen e lejes së drejtimit pas kryerjes së manovrave të rrezikshme me automjetin tij në një zonë të banuar.
Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale autoritetet identifikuan 20-vjeçarin M. M. banues në Pogradec, i cili ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.
Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, atij iu hoq leja e drejtimit.
[embedded content]
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë
Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit.
Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.
Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.
Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co