Sport

VIDEO/ Skënderbeu tregon forcën, triumf i madh ndaj Tiranës, “X” i Partizanit në Shkodër

video skenderbeu tregon forcen triumf i madh ndaj tiranes x i partizanit ne shkoder
video skenderbeu tregon forcen triumf i madh ndaj tiranes x i partizanit ne shkoder

Tirana ka pësuar disfatë 3-4 nga Skënderbeu, në përballjen e kampionatit shqiptar. Korccarët e filluan ndeshjen me “marshin” e pestë, teksa realizuan dy herë në harkun e 18 minutave. Fillimisht Franklin e më pas Shaqe, “ndezën” festën e mysafirëve. Në minutën e 28-të Abazaj shkurtoi diferencat, teksa ekzekutoi saktë një penallti. Lico dërgoi shifrat në 1-3 në të 33-tën, duke treguar qartë se Skënderbeu e kishte seriozisht në kryeqytet. Show i pjesës së parë nuk kishte përfunduar ende. Përgjoni rihapi llogaritë dhe mbajti gjallë shpresën bardheblu.

Djemtë e Gvozdenovic u futën me shume dëshirë në pjesën e dytë dhe në të 63-tën, Franklin “tundi rrjetën” sërish. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, Tirana mbeti me një lojtar më pak për më shumë se çerek ore lojë, pasi Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Pavarësisht kësaj, Patrick shënoi në të 85-tën, por nuk ishte i mjaftueshëm që të besuarit e Ahmataj të dalin me pikë nga ky takim. Kështu, Tirana renditet në vendin e katërt me 30 pikë dhe kreu i klasifikimit duket shumë larg. Skënderbeu e sheh veten në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani ndajnë pikët, duke barazuar 1-1. Maguette ishte autori i golit për të kuqtë, ndërsa Balaj i dhuroi një pikë shkodranëve. Me këtë rezultat, ekipi i Orges Shehit renditet në vendin e dytë me 36 pikë, sakaq Vllaznia e ndjek me 33 pikë në vendin e 3-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts