Spektakël bardhezi! Juventusi regjistroi një tjetër fitore bindëse në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Veronën, me rezultatin 0-3, në duelin që u dominua nga skuadra e Tiago Motës.
Ishte serbi Dushan Vlahoviç, ai i cili në minutën e 28-të, hapi serinë e golave, ndërkohë që 11 minuta më vonë ishte mbrojtësi i djathtë Savona, i cili dyfishoi shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.
Për të “vulosur” rezultatin 0-3 mendoi sërish Vlahoviç, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të.
Në dy ndeshjen e para të kampionatit, Juventusi ka marrë 6 pikë të plota, duke shënuar 6 gola dhe duke mos pësuar asnjë. Në duelin e radhës bardhezinjtë do të përballen me Romën e De Rosit në shtëpi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co