Bodrumspori i ish-mesfushorit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Omar Imeri, shtangu Sakarjasporin e Odise Roshit, me rezultatin 1-3 në finalen e “play-off”-it, duke siguruar kështu një biletë për në elitën e futbollit turk.
Dueli i parë i zhvilluar në stadiumin e Bodrumsporit, përfundoi në barazim 1-1, teksa në përballjen e kthimit të luajtur në “Sakarya Atatürk Stadi”, ishin miqtë ata që festuan duke siguruar ngjitjen në elitë, në përballjen që rezultoi spektakolare, por edhe tepër e luftuar, ku u nxorën edhe 2 kartonë të kuq.
Në minutën e 44 ishte Rotman ai që u ndëshkua me karton të kuq duke lënë vendasit me 10 lojtarë, ndërkohë që në minutën e 105+4, Akpinar, barazoi forcat në fushën e blertë.
Vlen të theksohet fakti se koha e rregull përfundoi në barazim 1-1 pas golave të Bajrakdar dhe Dimotrov. Ndërkohë që në shtesë, Bodrumspori shënoi edhe 2 herë me Celustka dhe Akpinar.
Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Imeri u aktivizua në minutën e 75-të, ndërkohë që Roshi e ndoqi ndeshjen nga stoli.
GOLI I TRETË I BODRUMSPOR: VIDEO
GOLI I DYTË I BODRUMSPOR: VIDEO
GOLI I SAKARJASPOR: VIDEO
GOLI I PARË I BODRUMSPOR: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co