Bota Sport

VIDEO/ Strakosha poston pamjet e pasimit të tij për gol, reagon sulmuesi i Anglisë: Asist tani!

video strakosha poston pamjet e pasimit te tij per gol reagon sulmuesi i anglise asist tani


































Thomas Strakosha luajti mbrëmë ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e AEK të Athinës, në të cilën skuadra e tij mposhti në turin e dytë të Ligës së Konferencës skuadrën e Inter Eskaldes të Andorrës me shifrat 4-3. Dhe goli i dytë i shënuar nga ekipi grek, ishte meritë e Strakoshës.

strakosha

Strakosha dha një pasim të gjatë direkt për Garcia i cili doli i vetëm para portës dhe shënoi duke tundur rrjetën në tentativën e dytë, ndërsa portieri mori përgëzimet e shokëve për idenë që kishte pasur.

Vetë Strakosha ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e këtij asisti. “I lumtur për debutimin tim me një fitore në shtëpinë time të re”, shkruante ai, duke marrë shumë pëlqime e komente edhe nga futbollistë të kombëtares shqiptar e jo vetëm.

Një prej komenteve vinte edhe nga sulmuesi i Anglisë, Ivan Tonej, me të cilin Strakosha ka qenë shok skuadre në dy sezonet e fundit të Brentford. “Asist tani”, shkruante sulmuesi anglez, duke e shoqëruar me një emoji që shprehte habi për veprimin teknik të Strakoshës.

fgdgfdgfdgfdgfdgfdfdg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts