Bota Sport

VIDEO/ Të gjithë gati, Shqipëria vazhdon përgatitjet “gjermane” për ndeshjen ndaj Italisë

video te gjithe gati shqiperia vazhdon pergatitjet gjermane per ndeshjen ndaj italise
video te gjithe gati shqiperia vazhdon pergatitjet gjermane per ndeshjen ndaj italise
































Kombëtarja shqiptare ka vazhduar sot stërvitjet e saj në tokën gjermane në atë që ishte dita e katërt e përgatitjeve të kuqezinjve që pas mbërritjes në Kaiserau. Tashmë ekipi ka nisur fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë në Euro 2024, atë kundër Italisë.


Ashtu siç raporton FSHF, të gjithë lojtarët kanë marrë pjesë në seancën e sotme, pa shfaqur shqetësime fizike apo probleme të tjera dhe për momentin vlerësohen të gjithë në formë dhe të gatshëm në dispozicion të trajnerit Silvinjo për këtë ndeshje.

Ekipi do të zhvillojë edhe nesër stërvitjen në Kaiserau, ndërsa të fundit do ta kryejë të premten në Dortmund, ku luan ndeshjen e parë ndaj Italisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts