Partizani triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk në Maltë, duke siguruar kështu një biletë për në turin e dytë të Conference League. Pas sfidës së mbajtur në Centenary Stadium (Ta’ Qali), nuk ka munguar tensioni, i shkaktuar nga vendasit.
Pas takimit, kamerat kanë fokusuar portierin serb të Marsaxlook, Marko Drobnjak, i cili nuk heziton të provokojë shqiptarët. 29-vjeçari shihet tejet i acaruar, teksa për ta qetësuar, u desh ndërhyrja e stafit të klubit ku bën pjesë ai.
Si shumë herë këto kualifikuese, serbët nuk e kanë ndërmend të ndalen, teksa përziejnë futbollin me politikën. Sa i takon Drobnjak me shokë, Marsaxlokk rikthehet në shtëpi, e eleminuar nga Conference League.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co