Bota Sport

VIDEO/ Tensione, karton i kuq dhe shumë të verdhë! Vllaznia mposht Partizanin në “Arenën e Demave”

video tensione karton i kuq dhe shume te verdhe vllaznia mposht partizanin ne arenen e demave





































Vllaznia ka mposhtur Partizanin në shtëpi me shifrat 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Alivoda në minutën e 30’.

WhatsApp Image 2024-08-19 at 20.37.16

Të kuqtë kanë pasur shanse të arta për të barazuar por nuk kanë arritur të finalizojnë.

Goditja e madhe erdhi kur Zguro u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë me 10 lojtarëv. Gjatë ndeshjes ka pasur momente tensioni mes lojtarëve si dhe akorduar shumë kartonë të verdhë.

PARTIZANI 0-1 VLLAZNIA

30′ Alivoda

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Vllaznia!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′ Mala lë fushën e lojës për Pusin.

86′ Largohen Mba dhe Mehmeti, në lojë futen Keko dhe Ismaili.

78’ Bintsuka kthen topin në zonë, Jago largon rrezikun. (VIDEO)

77′ Qato lë fushën e lojës, ka minuta për Salën.

72′ Bintuska gjuan me të majtën, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

72′ Largohet Dodaj, në vend të tij futet Coba.

70′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ Rrapaj largohet nga fusha, ka minuta për Bintsukën.

60′-62′ Ka tension mes futbollistëve të dyja skuadrave, Juriç ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

55′ Cara lë fushën e lojës, ka minuta për Buxhelajn.

54′ Hadroj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes.

52′ Cara i nxjerr një top fantastik Mba, por ky i fundit gabon fdhe nuk arrin të barazojë shifrat(VIDEO)

47′-50′ Zguro përplaset me një lojtar të Vllaznisë dhe më pas ofendon një nga pjesëtarët e stafit të Vllaznisë, Enea Jorgji i nxjerr menjëherë kartonin e kuq. (VIDEO) (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen dy minuta shtesë.

37′ Janjeva ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes kundër Balaj.

34’ Zeka liron të majtën potente, por përpara ka Kristi Qarrin i cili mban portën e paprekur. (VIDEO)

33’ Deliu ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes kundër Mehmetit.

30’ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gabim në prapavijën e Partizanit, Alivoda i ndëshkon duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

27’ Hadroj nxjerr një top fantastik për Mba, ky i fundit gjuan drejt portës por Qarri tregohet vendimtar. (VIDEO)

25’ Mehmeti lëshon predhën drejt portës, Qarri bën një pritje fantastike. (VIDEO)

20’ Rrapaj harkon nga goditja e dënimit drejt zonës, arbitri sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

15’ Qato ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Carës.

10’ Mba krijon hapësirë dhe gjuan topin, por nuk arrin të tregohet i saktë duke e dërguar jashtë. (VIDEO)

3’ Dodaj avancon me topin përpara dhe pason në zonë, por topi largohet nga Maget. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Zeka, Maget, Cara, Zguro, Sembene, Hadroj, Mba, Rrapaj

Trajner: Arbër Abilaliaj

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Balaj, Mala, Deliu, Dodaj, Qato, Jago, Stojanoviç, Alivoda

Trajner: Thomas BrdariçlkhgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts