Armando Broja ka lënë plotësisht prapa dëmtimin, që e mbante larg fushës së blertë këtë sezon.
Është Everton që tregon për rikthimin e sulmuesit të Kombëtares, i cili po punon më shumë gjatë kësaj kohe ku luajnë vetëm kombëtaret.
Trajneri i Everton, Shon Dajç, ka parë Brojën të luajë në testin miqësor brenda skuadrës. Sinjalet ishin të mira, ndërsa tashmë do të jetë në dorën e tij për t’i dhënë minuta.
Siç raportohet nga Anglia debutimi për Brojën pritet të vijë më shpejt sa ishte e menduar. Kështu ky muaj nëntor mund të jetë me fat për sulmuesin shqiptar.
23-vjeçari në huazim tek Evertoni nga klubi i Çelsit deri në fund të sezonit.
PANORAMASPORT.AL