Rei Manaj është kthyer në këto dy sezone në idhullin e tifozëv të SIvaspor. Kthimi i tij në fushën e lojë sot pas dëmtimit me dy gola të shënuar ishte prova e rëndësisë që ka tashmë sulmuesi shqiptar për këtë skuadër dhe se fati i saj varet nga forma e tij para portës.
Pas fitores 3-2 ndaj Hatajspor, padyshim që Manaj ishte lojtari më i duartrokitur nga mbështetësit e skuadrës turke dhe ai ka shkuar t’i përshëndesë personalisht ultrasit e ekipit.
Këta të fundit kanë përfituar nga rasti për të marrë “kujtime” nga Manaj, duke i rrëmbyer përveç fanellës, edhe mbathjet e lojës.
Kësisoj Manaj është larguar nga takim me tifozët e tij në brekë, duke shkuar ashtu drejt dhomave të zhveshjes në përfundim të sfidës.
SHIH VIDEON
E.KUKA – PANORAMASPORT.AL