Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Kukësit ka qenë e ngarkuar emocionalisht për të dy skuadrat, të cilat luftojnë për objektiva të ndryshëm, por gjithsesi shumë të rëndësishëm për fatin e sezonit.
Dhe në një ndeshje kaq të tensionuar, momenti i golit të Tiranës në minutat e fundit të ndeshjes, ka sjellë shpërthim brohoritjesh te tifozët e bardhebluve dhe jo vetëm.
Goldi Halili, vajza e presidentit të Tiranës dhe njëkohësisht drejtoreshë e klubit, nuk ka mbajtur lotët në ato momente, dukshëm e emocionuar nga fakti që skuadra ia doli të shënonte një gol që mban gjallë shpresat për kualifikimin në “Final Four”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co