Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit, e mbyllur me suksesin 1-0 të bardhebluve, në fakt ka qenë shumë i tensionuar për ekipin fitues. Lojtarët janë shkuar të marrin duartrokitjet e tifozerisë së tyre, por janë përballur me një lumë sharjesh e kritikash.
Përgjoni desh t’u dhuronte fanellën mbështetësve të skuadrës por këta të fundit ia kthyen mbrapsht. Të njëjtin fat pësoi edhe Abazaj i cili shkoi të qetësonte gjithashtu mbështetësit. Më pas nga tribunat nisën një lumë sharjesh e kritikash në adresë të ekipit që sipas tifozëve, nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë ndeshje, apo edhe në ato të mëparshmet.
Kjo situatë vazhdoi për disa minuta, me bardheblutë e rreshtuar para tifozëve, derisa u kthyen mbrapsht në dhomat e zhveshjeve, teksa edhe mbështetësit e u shpërndanë shumë të pakënaqur pas një fitoreje që në fakt ringjall shanset e ekipit për “Final Four”.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co