Stuttgart duket se e ka seriozisht për këtë sezon, të paktën sa i takon objektivit Champions League. Të besuarit e trajnerit Sebastian Hoeness mori fitoren e 18-të në këtë kampionat, duke shkuar në kuotën e 56 pikëve në vendin e 3-të, 7 pikë më shumë se vendi i katërt.
Një triumf 0-3 sonte në fushën e Hoffenheim është tregues i qartë i këtij edicioni për ta. Millot dhe Guirassy vendosen ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, mysafirët nga Stuttgarti realizuan të 3-tin me Leëiling.
Në këtë sezon, Stuttgart ka shënuar 60 gola, vetëm Leverkusen dhe Bayern kanë bërë më mirë në sulm, ndërsa të njëjtin numër golash numëron Leipzig. Sa i takon prapavijës, ekipi ka pësuar 31 gola, po aq sa Bayern.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co