Sport

VIDEO/ Triumf bardhezi, Juventusi bën detyrën ndaj Leçes! Miqtë vuajnë pa shqiptarët në fushë

video triumf bardhezi juventusi ben detyren ndaj leces miqte vuajne pa shqiptaret ne fushe













































Juventusi ka bërë detyrën në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Leçes, që në këtë duel mbajti në stol dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare, Ramadanin dhe Berishën. 

juveee

Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e dytë pas golit të Kopmajners, ndërkohë që në minutën e 33-të, ishte talenti turk Kenan Jilldiz, i cili dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2 me 0. 

Në fragmentin e dytë të lojës ishin miqtë ata që shënuan me Bashiroton në minutën e 87-të, por vetë kaq, pasi festa ishte e gjitha për Juventusin, që arriti të arkivonte 3 pikë të rëndësishme. 

Ky ishte triumfi i 15-të në 32 javë për skuadrën e Tudor, që është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë, ndërkohë Leçe mban vendin e 17-të me 26 pikë.  

FT JUVENTUS-LEÇE 2-1

Kopmajners 2′, Jilldiz 34′ / Bashiroto 87′

GOLI I BASHIROTOS: VIDEO 

GOLI I JILLDIZ: VIDEO 

GOLI I KOPMAJNERS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus: Di Gregorio; Kaluli, Veiga, Kelli; Gonzales, Turam, Lokateli, MekKeni; Kopmajners, Jilldiz; Vlahoviç

Trajner: I. Tudor

Leçe: Falkone; Danilo Veiga, Baskiroto, Gaspar, Galo; Jean, Kulibali, Pieret; Pieroti, Krstoviç, Morente

Trajner: M. Xhampaolo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts