Verë e artë për Spanjën. Pas fitimit të Europianit nga kombëtarja e De La Fuentes, iberikët, janë shumë pranë një tjetër suksesi të rëndësishëm.
Kombëtarja olimpike spanjolle mposhti mbrëmjen e sotme me përmbysje 1-2 Marokun, duke u kualifikuar për në finalen e madhe, ku do të tentojnë medaljen e arit.
Golat që për spanjollët i shënuan Fermin Lopez në minutën e 66’ dhe Luanlu Sançes në të 85’. Sa i përket ekipit të Marokut rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Rahimi, i cili shënoi në minutën e 37’.
Tashmë Spanja do të duhet të presë përfundimin e ndeshjes mes Francës dhe Egjiptit për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në finale, me synimin e vetëm që të triumfojë në “Lojërat Olimpike”, duke e kthyer 2024-ën në vitin e suksese të futbollit të Spanjës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co