VIDEO tronditëse në Korçë/ Katër të rinj rrahin barbarisht me shkopinj 30-vjeçarin në servisin e automjeteve. Policia identifikon autorët

video tronditese ne korce kater te rinj rrahin barbarisht me shkopinj 30 vjecarin ne servisin e automjeteve policia identifikon autoret
video tronditese ne korce kater te rinj rrahin barbarisht me shkopinj 30 vjecarin ne servisin e automjeteve policia identifikon autoret

Një sulm i organizuar me shkopinj u regjistrua mesditën e sotme në një servis në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit, ku siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, katër të rinj shkojnë në pikën e servisit dhe godasin pa mëshirë me shkopinj 30-vjeçarin Ramadan Hasani.

[embedded content]

Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim shtetasit, Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

“Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, sqaroi policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co