Video tronditëse nga Teksas, dy fëmijë të vegjël me pelena në autostradë pas një aksidenti me makinë

video tronditese nga teksas dy femije te vegjel me pelena ne autostrade pas nje aksidenti me makine
video tronditese nga teksas dy femije te vegjel me pelena ne autostrade pas nje aksidenti me makine

Dy fëmijë të vegjël, të moshës 1 dhe 4 vjeç, u hodhën nga xhipi që ngiste babai i tyre kur u përplas me një automjet tjetër në një autostradë të Teksasit të dielën e kaluar, duke i lënë të bllokuar për disa minuta mes makinave që kalonin.

Skena tronditëse pas aksidentit u kap nga një dëshmitar okular i quajtur Victor Cordova, i cili po kthehej në shtëpi nga puna kur pa dy të vegjlit me pelena në autostradën I-10 dhe dy burra (babai i tyre dhe një tjetër) duke vrapuar drejt tyre.

Në fillim Cordova kishte frikë se fëmijët ishin vrarë, por shpejt u qetësua duke parë të vegjlit duke lëvizur, megjithëse të tmerruar. Fatmirësisht asnjë nga makinat që kalonin nuk i ka goditur fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.

Zyra e sherifit tha se hetimi për incidentin nuk ka përfunduar, por babai 25-vjeçar mund të përballet me akuza për dështimin për t’u siguruar që fëmijët e tij të ishin në një sedilje makine të miratuar.

Kjo ishte një nga arsyet që Cordova, një baba edhe vetë, donte që prindërit e tjerë të shihnin videon që ai regjistroi. “Edhe nëse është një distancë e shkurtër, të gjithë prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të sigurt,” tha Cordova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →