Një Boeing 787-9 i kompanisë spanjolle Air Europa, i nisur nga Madridi për në Montevideo, kryeqyteti i Uruguait, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Natal të Brazilit, pasi kishte hasur në turbulenca gjatë fluturimit.
Lajmi u konfirmua në rrjetet sociale nga kompania ajrore e cila shpjegon se si avioni që kryente fluturimin UX45, një Boeing, më pas arriti të “ulej normalisht”, por disa pasagjerë pësuan “lëndime të lehta”.
Numri i saktë i personave të plagosur nuk është ende i qartë, por në bazë të informacioneve të raportuara do të ishin të paktën dhjetë, ndoshta njëzet, nga të cilët gjashtë u dërguan në spital për trajtim.
#MUNDO | Las turbulencias que afectaron a un Boeing 787-9 Dreamliner de Air Europa dejaron al menos 30 heridos.
El vuelo #UX45, que se dirigía de España a Uruguay con 325 pasajeros a bordo, tuvo que aterrizar de emergencia en el Aeropuerto Internacional Aluizio Alves, en Gran… pic.twitter.com/M0pIXHPx6d
— José Luis Morales (@JLMNoticias) July 1, 2024
Avioni mbante 325 pasagjerë dhe thuhet se ka hasur në turbulenca të forta ndërsa fluturoi mbi Oqeanin Atlantik, por vendndodhja e saktë është e paqartë. Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë video të ndryshme që dokumentojnë dëmtimin e pësuar nga avioni: pamjet tregojnë copa tapiceri të grisura, veçanërisht në pjesën e sipërme të avionit, dhe sedilje të dëmtuara rëndë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co