Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Manhattan, kur një turmë e inatosur njerëzish që kishte rrethuar një stacion policie dhunoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e një vajze 31-vjeçare. Viktima u gjet pak ditë më parë e hedhur në plehrat e Manhattani e mbështjellë në një thes të zi.
Pamjet e kamerave të sigurisë filmuan një burrë në karrocë elektrike duke e tërhequr zvarrë trupin e saj për ta vendosur aty ku e gjeti policia.
Tre ditë më vonë, më 8 korrik, Chad Iris, u arrestua në lidhje me rastin.
Turma e mbledhur përpara stacionit të policisë bërtiste me zemërim pas arrestimit të autorit dhe shumë u përpoqën ta sulmonin. Policia nuk mundi t’i frenonte dhe vrasësi mori goditje për t’u dërguar më pas në spital.
Protestuesit dëgjohen teksa thërrasin se drejtësinë e bëjmë vetë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co