Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një video ku shihet një grua, e cila thyen disa makina me çekiç, e cila dëgjohej duke thënë, “e ke lënë keq, thirre policinë”.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Telegrafin ka thënë se me të pranuar informacionin për rastin që ka ndodhur në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar të dyshuarën.
Sipas saj, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik.
Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hapur rast, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co