Bota

VIDEO/ U dhunua për vdekje, të njohurit e 42-vjeçarit në Pogradec: Egli ishte i qetë dhe nuk ka pasur kurrë konflikte

video u dhunua per vdekje te njohurit e 42 vjecarit ne pogradec egli ishte i qete dhe nuk ka pasur kurre konflikte





































Ngjarja e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, Eglantin Proga nga autori i dyshuar Denis Meçe, ka tronditur opinionin publik në qytetin liqenor dhe jo vetëm.

34444333

Të njohurit e viktimës, në vendin ku ai punonte, shprehen se ai ishte një djalë shumë i qetë dhe që nuk është parë të konfliktohet ndonjëherë.

Unë këtu kam kaq vite me Eglin. Marrim kafe aty. Ishte shumë i qetë. Nuk e kam parë as të zihet, as të ngatërrohet, as të bërtasë. Edhe me babain e tij fliste shumë qetë. Kur ika e lash mirë. Për ngjarjen e mora vesh ditën tjetër, kur erdha në punë, ” tha njëra prej zonjave.

U gjend këtu i vrarë. Ishte një djalë shumë i mirë. Më ka ardhur shumë keq, nuk kam fjetur gjumë mbrëmë. Thonë që ambulanca u vonua ja 30 minuta” tha një tjetër.

Ishte djalë i shkëlqyer. Ne dje në mëngjes e morëm vesh. U ndjemë keq, si për evlatin tonë. Mjerë babai, gruaja dhe fëmijët” u shpreh një tregtare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts