Bota

VIDEO/ U ekzekutua pasi hapi zjarr ndaj Trump, agresori 20-vjeçar u diplomua vetëm dy vite më parë, shfaqej i qeshur dhe krenar

video u ekzekutua pasi hapi zjarr ndaj trump agresori 20 vjecar u diplomua vetem dy vite me pare shfaqej i qeshur dhe krenar
video u ekzekutua pasi hapi zjarr ndaj trump agresori 20 vjecar u diplomua vetem dy vite me pare shfaqej i qeshur dhe krenar

Thomas Matthew Crooks, atentatori i Donald Trump, studioi në shkollën e mesme Bethel Park, të Pensilvania

Në video shihet ceremonia e diplomimit të atentatorit nga shkolla e mesme Bethel Park në vitin 2022. Crooks ishte 20 vjeç. Ai u vra nga snajperistët e njësisë speciale amerikane, pasi qëlloi me armë drejt Trump.
Crooks ishte vendosur në çatinë e një ndërtese dhe kishte hapur zjarr ndaj ish-presidentit me një pushkë gjysmë automatike Ar15, e cila njihet për përdorimin masiv në SHBA, përfshirë edhe në masakrat tronditëse të ndodhura në vend.

Përveç goditjes së Trump në veshin e djathtë, Crooks shkaktoi edhe vdekjen e një personi ndodhej si pjesëmarrës në tubimin e Trump dhe dy të tjerë pësuan lëndime, gjithashtu nga radhët e turmës që mbështeste Trumpin në takimin e tij elektoral, në kuadër të zgjedhjeve Presidenciale të nëntorit 2024, përballë Joe Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts