VIDEO/ U kthye nga dëmtimi me gol, Muriqi u dhuron fanellën dy tifozëve shqiptarë që i dedikuan banderolën

video u kthye nga demtimi me gol muriqi u dhuron fanellen dy tifozeve shqiptare qe i dedikuan banderolen





































Vedat Muriqi shënoi dje ndaj Rajo Vajekanos golin e vetëm të takimit, për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së Majorkës. Në stadiumin “Mallorca Son Moix” ishin të pranishëm rreth 18 mijë tifozë, teksa ranë në sy dy tifozë shqiptarë që kishin një banderolë dedikuar pikërisht Muriqit.

vedat muriqi

Pas ndeshjes Muriqi iu drejtua pikërisht atyre për t’i dhënë fanellën e tij.

“Kanë ardhur nga qyteti im, vetëm për të parë ndeshjen dhe besoj se nesër ose sot në mbrëmje ikin. Nëse nuk gaboj është më shumë se 2000 kilomtra”, u shpreh Muriqi në videon e postuar nga klubi duke u drejtuar drejt tifozëve.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës u kthye në mënyrën më të mirë nga dëmtimi. Ndërkohë Majorka po kalon një sezon shumë të mirë, pasi mban vendin e gjashtë pas dhjetë javësh të luajtura nga La Liga.

Pamjet e postuara nga klubi i Majorkës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →