Skuadra e Trepçës ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin Mustafa Ba, i cili në merkaton e janarit u transferua te skuadra e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë, ku arriti të shënonte 6 gola në 14 ndeshje.
Vlen të theksohet fakti se kavajasit shpenzuan plot 100 mijë euro për transferimin e sulmuesi 26-vjeçar.
Për Ba ishin të interesuara shumë skuadra, por në fund skuadra mitrovicase arriti të siguronte shërbimet e tij. Ende nuk janë bërë te ditura detajet për sa i përket shifrave të rikthimit të Ba-së te Trepça. Kanë qenë këta të fundit që nëpërmjet një video speciale kanë konfirmuar rikthimin e senegalezit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co