Trajneri i Kombëtares, Silvinjo është kthyer një nga personazhet më të dashura për Shqipërinë. Me thjeshtësinë, përultësinë, respektin, edukatën dhe ccdo gjë tjetër të treguar nga ana e tij, braziliani arriti tja fitojë zemrat të gjithë popullit shqiptar.
Falë tij, Kombëtarja kuqezi është kualifikuar për herë të dytë në Europian teksa nesër do të përballen në miqësoren e parë me Kilin në Parma të Italisë. Ndërkohë vajza e tij është tepër aktive në rrjetet sociale teksa së fundmi është bërë nostalgjike duke ndarë video dhe foto me familjarët e saj.
Në një nga videot e postuara, në sy bie Silvinjo shumë vite përpara teksa luan dhe argëtohet me fëmijët e tij. Një Silvinjo që nuk e kemi parë me herët por padyshim që edhe njëherë nxjerr në pah zemërgjerësinë dhe dashurinë që ka. (VIDEO)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co