Shqiperia

VIDEO/ Vatra të fuqishme zjarri në Lurë, pritet ndërhyrja nga ajri

video vatra te fuqishme zjarri ne lure pritet nderhyrja nga ajri
video vatra te fuqishme zjarri ne lure pritet nderhyrja nga ajri

Parku Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Disa vatra zjarri janë ende aktive në zona të ndryshme të këtij parku, duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë pyjore e turistike.

Aktualisht zjarri në Fushë Lurë është aktiv i zhvilluar në dy vatra. Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta, dhe afër zjarrit janë të rrezikuara 5 banesa raporton për BalkanWeb Enver Doçi.

[embedded content]

Këtu janë përqendruar edhe forcat operacionale për të evituar çdo dëm të mundshëm.

Vatra tjetër e zjarrit në Fushë Lurë në segmentin Titar e Nërshene zjarri ka shtrirje perimetri të madh dhe zgjerohet edhe në pyje të shpeshtë ahu.

Në neutralizimin e zjarrit nga toka janë angazhuar nga bashkia 52 forca, të mzsh, të adzm, pyjore e bashkisë, E.Civile dhe forca vullnetare, si dhe 50 forca efektiv të FA, që janë përfshirë në operacion në të dy vatrat, por nuk është arritur të vendoset nën kontroll e gjithë situata.

Ndërkohë autoritetet vendore kanë kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.

Burime bëjnë me dije se një ditë më parë ka ndërhyrë helikopteri i FA por e ka ndërprerë operacionin për shkak të dëmtimin të kavos së kovës që mbushet me ujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts