Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në startin e këtij sezoni me skuadrën e Rubin Kazan në Rusi, ku ai është kthyer në liderin e repartit të sulmit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur edhe këtë javë golin me klubin e tij në kampionat.
Në ndeshjen ndaj Khimki, Daku ishte si zakonisht titullar në rreshtimin e skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-t të pjesës së parë të takimit, për t’i dhënë avantazhin Rubin Kazan.
Ai shënoi falë një penalltie, duke mposhtur portierin kundërshtar i cili u hodh në krahun e gabuar.
SHIH VIDEON
Ky është goli i dytë në tre javë për Dakun, i cili ka dhënë edhe një asist.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co