Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e konfliktit të disa javëve më parë në ambientet e biznesit të dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku në Velipojë, të cilët mbrëmjen e djeshme lanë të vrarë Arsid Hoxhën dhe Ersild Ishmin.
Sipas informacioneve, konflikti në fjalë ka ndodhur më 28 korrik. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.
Shtetasi Ersild Ishmi thuhet se kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata.
Ka qenë xhaxhai i dy autorëve, Zef Frroku, ai i cili ka treguar zanafillën e konfliktit mes palëve.
“Unë kam qenë në Bushat dhe nuk e di mirë këtë histori. Vetëm di se para dy javësh kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait tim. Ai zotni ka nxjerrë armën, shteti e mori e çoi në burg dhe e liroi për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur, se nga kanë ardhur ne nuk e dimë. Rrezik për ne dhe rrezik për ata. Ai prokuror dhe gjykatës që i ka liruar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes dhe as ne.
Nuk e di se ku ndodhen dhe nuk kemi komunikim me ta. Policisë së Shtetit është vështirë me ju dorëzu kush. Këtyre prokurorëve është vështirë ti dorëzohet kush. Këta po bëjnë rrush e kumbulla këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe favorizojnë kriminelet.
Duam vetëm drejtësi, nuk kërkojmë asgjë prej shtetit, vetëm drejtësi. Policia ka bërë punën e vet, i ka arrestuar, prokurorët i kanë liruar”, tha xhaxhai i autorëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co