Bota Kuriozitete Sport

VIDEO/ Vendosi rekord historik si lojtari më i ri në Euro 2024! Reagimi epik i mbretit të Spanjës kur zbuloi sa vjeç është Yamal

video vendosi rekord historik si lojtari me i ri ne euro 2024 reagimi epik i mbretit te spanjes kur zbuloi sa vjec eshte yamal

































Epik ishte reagimi i mbretit Filip të Spanjës, kur mësoi moshën e futbollistit Lamin Yamal, i cili ka hyrë në historinë e Kampionateve Europiane, duke u bërë futbollisti më i ri që luante një ndeshje në fazën finale të këtij aktiviteti.

sadadssdaadsadsadsdsaadsasd

Ylli i Barcelonës dhe Spanjës ishte po ashtu dhe një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e Euro 2024 kundër Italisë, ku iberianët fituan për të kaluar në fazën tjetër.

Pas ndeshjes Mbreti i Spanjës zbriti në dhomën e zhveshjes për të folur dhe përgëzuar lojtarët, ku dhe ka pyetur Yamal për moshën.

Yamal u përgjigj se ai është vetëm 16 vjeç dhe Mbreti i shtangur vuri duart në kokë i surprizuar.

king_spain

Ylli i ri i Barcelonës, ka qenë titullar në sfidën e Spanjës kundër Kroacisë, duke vendosur rekordin e ri të turneut e duke hyrë kështu në historinë e Kampionateve Europiane si futbollisti më i ri që luante një ndeshje në fazën finale të këtij aktiviteti.

Në moshën 16 vjeç e 338 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga polaku Kacper Kozlovski, i cili kishte luajtur në moshën 17 vjeç e 246 ditë.

Lavin Yamal është me origjinë nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale, por luan në Barcelonë që kur ishte fëmijë. Ai ka lindur më 13 korrik 2007 në Barcelonë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts