Këtë të martë u luajtën disa nga ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions League. Një nga ndeshjet që u prit me padurim nga tifozët ishte ajo mes Dinamos së Kievit dhe Partizanit të Beogradit.
Trajneri i skuadrës ukrainase, Oleksandër Zhovkovski tha para ndeshjes se futbollistët e ekipit të tij nuk do t’i japin dorën kundërshtarit. Dihet që Serbia, si shtet, është një nga mbështetëset e Rusisë, ndaj për këtë arsye u pa e arsyeshme të ndërmerret ky veprim.
Në fakt, ashtu ndodhi, sikurse shihet në video. Lojtarët e Dinamos së Kievit refuzuan t’i jepnin dorën rivalit.
Pas de serrage de mains avec les joueurs du Partizan Belgrade pour le Dynamo Kyiv en guise de protestation contre les positions géopolitiques du club serbe 👊❌ pic.twitter.com/ZuJnsDSgZp
— 🔱 Football UA 🇺🇦 (@FootbalUA_) July 23, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co