U luajtën mbrëmjen e djeshme 4 duelet e para të vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Kampionëve, ku u shënuan në total plot 11 gola. Vlen të theksohet fakti se futbollisti i vetëm shqiptar i aktivizuar ishte Qazim Laçi, në radhët e Spartës së Pragës, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Malmos, ndërkohë që Tuci dhe Krasniqi e ndoqën duelin nga stoli.
Në sfidat e tjera spikasin triumfet e Salcburgut dhe Jang Bojs. Austriakët mposhtën 0-2 Dinamon e Kievit, duke hedhur njërën këmbë drejt fazës së grupeve, ndërkohë që Jang Bojsat triumfuan 3-2 ndaj Gallatasarait.
Dueli tjetër mes Midtjuland dhe Slovan Bratislav u mbyll në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit. Duelet e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave.
DINAMO KIEV – SALCBURG 0-2 (VIDEO E GOLAVE)
MALMO – SPARTA E PRAGËS 0-2 (VIDEO E GOLAVE)
MIDJYLAND – SLOVAN BRATISLAV 1-1 (VIDEO E GOLAVE)
JANG BOJS – GALLATASRAI 3-2 (VIDEO E GOLAVE)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co