Bota Sport

VIDEO/ Vllaznia e pafat! Pëson gol në minutën e 99-të dhe e mbyll në barazim duelin në Islandë

video vllaznia e pafat peson gol ne minuten e 99 te dhe e mbyll ne barazim duelin ne islande



































Vllaznia ka bërë një gjysmë hapi të rëndësishëm drejt kalimit të turit në Ligën e Konferencës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Islandë ndaj Valurit vendas, në një sfidë që e mbylli me 10 lojtarë dhe me një gol të pësuar në shtesën mbi shtesë që dha gjyqtari.

bandicam-2024-07-11-22-43-34-053-580x400

Skuadra shkodrane i rezistoi trysnisë së minutave të parë nga vendasit dhe ndonëse u gjend në disavantazh, ia doli të reagonte shpejt duke barazuar shifrat me Krymin.

Në pjesën e dytë, presioni i vendasve u shtua, por Qarri dhe prapavija e kuqebluve ishte e pakalueshme, edhe pasi Deliu mori të verdhin e dytë duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Brdariç gjeti zëvendësimin e duhur, duke hedhur në fushë Dodajn, i cili me një gjuajtje të shkëlqyer nga distanca shënoi golin e përmbysjes 2-1.

Por shkodranët nuk iu gëzuan dot fitores, pasi në minutën e 9 shtesë, nga 6 që kishte dhënë gjyqtari, vendasit barazuan shifrat mes protestave të kuqebluve, të cilët panë t’u ikte nga duart një rezultat që do ua afronte edhe më shumë kualifikimin.

VALUR-VLLAZNIA 2-2
12′ Trygvarson, 90’+9′ Heimison / 23′ Krymi, 85′ Dodaj

KOMENTI LIVE: 

90’+10’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+9’ E pabesueshme! Shkodranët e pësojnë në minutën e fundit shtesë pasi Heimison shtyn sferën në rrjetë në vijimin e një goditje nga këndi. (VIDEO)

90’+7’ Heimison lëshon një gjuajtje nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

90’+3’ Mala i lë vendin në fushë Salës në minutat e fundit.

90’+1’ Qarri i përgjigjet përsëri i vëmendshëm gjuajtjes së Pedersen me kokë në qendër të zonës. (VIDEO)

90’+7’ Heimison lëshon një gjuajtje nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

90’+3’ Mala i lë vendin në fushë Salës në minutat e fundit.

90’+1’ Qarri i përgjigjet përsëri i vëmendshëm gjuajtjes së Pedersen me kokë në qendër të zonës. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë..

89’ Finsen merr vendin e Antonson.

86’ Futbollisti i shkodranëve ndëshkohet me karton të verdhë pasi festoi duke hequr fanellën.

85’ GOOOL VLLAZNIA! Dodaj nga distanca lëshon një gjuajtje të pakapshme për portierin duke i dhënë avantazhin kuqebluve. (VIDEO)

82’ Deliu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën me karton të kuq. (VIDEO)

80’ Kahrimanoviç i lë vendin në fushë Dodajt në radhët e Vllaznisë.

77’ Heimison merr vendin e G. Sigurdson në radhët e Valur.

76’ Predhë nga distanca e G. Sigurdson, Qarri i përgjigjet i vëmendshëm duke grushtuar sferën. (VIDEO)

75’ Gurishta dhe Mala kombinojnë në të djathtën, në fund janë mbrojtësit vendas që largojnë rrezikun.

73’ Alivoda dhe Jago marrin vendin e Bajramit dhe Qatos në radhët e Vllaznisë.

71’ Një pasim i gabuar i Malës kthehet në asist për Pedersen i cili i vetëm para Qarrit gjuan jashtë portës së kuqebluve. (VIDEO)

70’ Kundërsulm i shkodranëve me Malën në të djathtën, gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar. (VIDEO)

69’ K. Sigurdson provon nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga mbrojtja kuqeblu.

65’ Përsëri një tjetër goditje këndi për vendasit dhe përsëri është një gjuajtje jashtë me kokë, këtë herë nga Antonson.

62’ Pas një goditje këndi, Pedersen me kokë tenton portën, pa shumë sukses.

59’ Kuqeblutë me fat, pasi një gjuajtje e K. Sigurdson ndalet nga shtylla në të majtë të Qarrit. (VIDEO)

59’ Mala provon me kokë pasi merr një pasim nga e majta, por nuk gjen portën me devijimin e tij.

56’ Një diagonale e shpejtë nga e djathta, nuk devijohet para portës nga Deliu me sferën e cila shkon në duart e portierit vendas.

55’ Trygvason i lë vendin në fushë Haraldson në radhët e ekipit vendas.

53’ Pas një goditje nga këndi, Ejolfson gjuan me kokë në zonë por Qarri pret i vëmendshëm.  (VIDEO)

50’ Krymi ndëshkohet për një faull në mesfushë.

47’ Një harkim nga e djathta e sulmit të islandezëve nxjerr fillimisht G. Sigurdson e pastaj Trygvason në pozicion gjuajtje, por asnjëri nuk gjen portën e kuqebluve. (VIDEO)

46’ Nuk ka zëvendësime në startin e pjesës së dytë, rifillon ndeshja.

45’+2’ Mbyllet në barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Stojanoviç jep një top në thellësi për Balajn, sulmuesi nuk e arrin.

43’ G. Sigurdson provon me një goditje me të majtën nga jashtë zonës, ajo është e lehtë dhe shkon në duart e Qarrit.

41’ Aksion i gjatë i Vllaznisë me një harkim në qendër që shkon në fund te Balaj. Gjuajtja e këtij të fundit nga jashtë zonës nuk gjen portën e vendasve. (VIDEO)

39’ Një top në thellësi nga e djathta për Pedersen kontrollohet mirë nga Qarri që del i kujdesshëm dhe mbërthen sferën.

35’ Vendasit vazhdojnë të shfaqen rrezikshëm pranë zonës së kuqebluve, por të gjitha harkimet në qendër largohen nga mbrojtja e Vllaznisë.

30’ Një harkim në zonë nga një goditje dënimi gjen Eljofson, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë nuk shkon drejt portës së Qarrit. (VIDEO)

28’ G. Sigurdson harkon në zonë një goditje këndi, por prapavija e kuqebluve largon rrezikun, teksa tani po mundohet që të qetësojë ritmin e lojës.

23’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, topi shkon te Krymi i cili tund rrjetën me gjuajtjen e tij me kokë. (VIDEO)

20’ Pas një harkimi nga e djathta, Balaj shtyn sferën në rrjetë, por duke bërë një faull ndaj portierit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

20’ Pas një harkimi nga e djathta,Balaj  shtyn sferën në rrjetë, por duke bërë një faull ndaj portierit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

17’ Balaj jep shkëndijën e parë të reagimit të Vllaznisë me një gjuajtje nga e djathta, sfera shkon shumë larg portës së Valur. (VIDEO)

14’ Daliu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

12’ Një aksion i gjatë i vendasve sjell gjuajtjen në qendër nga Trygvarson që mposht Qarrin dhe kalon në avantazh Valur. (VIDEO)

6’ Pas goditjes nga këndi, Pedersen gjuan jashtë katërkëndorit të ekipit shkodran.

6’ Trygvason tenton portën pas një depërtimi në qendër, Qarri me këmbë shpëton kuqeblutë. (VIDEO)

5’ Një pasim në qendër nis Balajn drejt zonës, por sulmuesi vlerësohet në pozicion jashtë loje.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

VALUR: Shram, Gunarson, Antonson, Janson, Pedersen, K. Sigurdson, Laruson, Trygvason, Eijolfson, Palson, G. Sigurdson
Trajner: Arnar Gretarson

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami, Krymi, Kahrimanoviç, Deliu, Qato, Mala, Balaj
Trajner: Tomas Brdariç

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts