Është arrestuar disa orë pas krimit, autori i vrasjes së Halil Kokës, Arben Kocilja, i cili ishte fshehur te Rotonda Bizantine, ose Gropa Arkeologjike.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja.
Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co