Ashtu siç ishte njoftuar, ka nisur marshimi në sheshin “Skënderbej” për vrasjen e Egli Progën.
Pjesëmarrësit me pankarta në duar, kërkojnë drejtësi për Eglin, ndërsa banderola kryesore është “kundër gangove në pushtet”.
Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.
Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën.
Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co