Sport

VIDEO/ Xherdan Shaqiri shkëlqen me dopietë, Bazeli hedh hapa të sigurt drejt… titullit kampion

video xherdan shaqiri shkelqen me dopiete bazeli hedh hapa te sigurt drejt titullit kampion












































Xherdan Shaqiri po kalon një rini të dytë te skuadra e Bazelit. Futbolliti me origjinë shqiptare, nuk ka të ndalur te skuadra kuqeblu, duke u shndërruar në një lider të padiskutueshëm. 

SHAQIRI

33-vjeçari rrëmbeu sërish skenën mbrëmjen e sotme, duke realizuar dopietë në duelin ndaj Zyrihut, ku skuadra e Bazelit triumfoi bindshëm me rezultatin 0-5. 

Shaqiri shënoi golin e dytë dhe të tretë për të tijët, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave në 28 ndeshje. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 14 asiste. Falë këtij triumfi Bazeli është duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion me 58 pikë në 32 javë, plot 7 më shumë se Servete e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak.  

GOLI I DYTË I SHAQIRIT: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts