Në fshatin Sevaster të Bashkisë Selenicë prej dy ditësh vijon të jetë aktive një vatër zjarri, flakët e së cilës kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe pisha.
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe flakëve të konsiderueshme që favorizohen edhe nga era.
Mësohet se zjarri është vendosur nga banorë të zonës, por flakët nuk rrezikojnë banesat. Ekipet zjarrfikëse po luftojnë me flakët duke përdorur pompat e ujit, si dhe mjete rrethanore.
[embedded content]
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co