Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura jan riangazhuar mëngjesin e sotëm (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Dropollit.
Ai shton se zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme” shkruan ministri.
Postimi i plotë:
Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.
Vijon…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co