Pavarësisht nga rolet e tij si kryetar ekzekutiv i Amazon, pronar i Blue Origin dhe një investitor miliarder, Jeff Bezos pëlqen t’i japë përparësi ditës së tij në një mënyrë që i lejon atij gjumë dhe pushim adekuat.
Një video e Bezos duke diskutuar për rutinën e tij të mëngjesit u shpërnda në internet dhe ka fituar popullaritet në rrjete sociale.
“Unë shkoj në shtrat herët, zgjohem herët. Më pëlqen të lexoj gazetë, më pëlqen të pi kafe, më pëlqen të ha mëngjes me fëmijët e mi para se të shkojnë në shkollë, është shumë e rëndësishme për mua, prandaj e caktova takimin tim të parë në orën 10:00”, tha ai në klipin e shpërndarë në X.
Njeriu i dytë më i pasur shtoi gjithashtu se i pëlqen të përfundojë takimet e tij para drekës, shkruajnë mediat e huaja.
Ai foli edhe për rëndësinë e gjumit për tetë orë. “Unë mendoj më mirë. Kam më shumë energji”, shtoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co