Lajme të mira në horizont për Barcelonën. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, nënkampionët e Spanjës janë gati të zgjidhin një nga dhimbjet më të rënda të kokës, që kanë pasur muajt e fundit në nivel ekonomik dhe që kanë ndikuar edhe në menaxhimin sportiv dhe në vetë rezultatet në fushë.Ky është problemi i mospagesës së rreth 40 milionë eurove nga fondi gjerman “Libero”, një nga investitorët e “Barça Studios”. Këto të ardhura u buxhetuan për sezonin 2023-2024 dhe nuk u arkëtuan kurrë, duke dështuar në përmbushjen e angazhimeve të planit të qëndrueshmërisë financiare të paraqitur në La Liga nga presidenti Laporta. Për të funksionuar normalisht në merkato dhe sipas rregullit 1:1, klubit të Barcelonës i duhej të siguronte ato 40 milionë euro. Presidenti Joan Laporta ka javë të tëra që thotë se së shpejti do të kishim një lajm të mirë në këtë drejtim (e tha për herë të fundit ditën e prezantimit të trajnerit Flik) dhe duket se lajmi tashmë është i menjëhershëm dhe i konfirmuar. Sipas mediave spanjolle që i referohen klubit blaugrana, në arkat e Barcelonës pritet të mbërrijnë 40 milionë eurot e para përmes një kompanie të ndryshme nga “Libero” dhe që tashmë ka një marrëdhënie me Barcelonën.
Marrëveshja është planifikuar të shpallet midis kësaj jave dhe javës së ardhshme. Puna për drejtuesit e Barcelonës nuk mbaron këtu, sepse duhet gjetur ende një investitor tjetër për të vënë 60 milionë që pritet të investohen në sezonin 2024- 2025, sepse investitorët fillestarë në projekt kanë thënë tashmë se nuk do ta bëjnë këtë. Ka biseda shumë të avancuara dhe së shpejti mund të ketë edhe “tym të bardhë”. Departamenti financiar i klubit, në këtë kohë, vazhdon punën për shkak se llogaritë për vitin financiar 2023-2024 nuk janë mbyllur zyrtarisht. Edhe pse viti fiskal zakonisht mbyllet më 30 qershor, klubi ligjërisht ka tre muaj për të përfshirë disa operacione në arkëtim, negociatat e të cilave u avancuan për t’i përfshirë ato në vitin fiskal. Lajmet e mira nga financat e Barcelonës kanë shtuar optimizmin te katalanasit se shumë shpejt mund të vijë dhe firma e parë në merkaton e verës.
“Shpresojmë të njoftojmë diçka gjatë turneut”, konfirmojnë burime të besueshme të klubit. Kjo ka qenë dhe arsyeja për se drejtori sportiv i klubit, Deko, nuk ka udhëtuar për në SHBA. “Ai ka disa çështje të hapura dhe ne duhet ta lëmë të punojë”, këmbëngul klubi. Dhe në atë “le të punojë” duket se dy emra bien nën peshën e tyre: Niko Uilliams dhe Dani Olmo.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co