Po mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet për shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.
Gazetari Renaldo Salianji raporton se vajzat e shkrimtarit ishin të pranishme kur arkëmorti u vendos në Teatrin e TKOP.
Gjenda e tyre dhe edhe e bashkëshortes së shkrimtarit të ndjerë, Helena Kadare, ka qenë e rënduar dhe nuk kanë pranuar që të japin prononcime për mediat.
Ndërkohë që pritet që në ceremoni të ketë edhe delegacione të huaja, përveç delegacionit nga Kosova, priten delegacione nga ambasadat në vend.
[embedded content]
“Humbi një personalitet që na emancipoi, letërsia e tij shijohet në të gjithë botën. Iku fizikisht por do të mbetet, do ta kujtojmë. E konsideroj babanë tim shpirtëror”, tha shkrimtari Ylljet Aliçka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co